Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, denoncon se linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë është prej ditësh jashtë funksionimit.
Sipas ish-deputetit, dëmi ekonomik nga mungesa e transmetimit dhe shitjes së energjisë vlerësohet nga ekspertët në miliona euro.
“Linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë, jashtë funksionimit prej disa ditësh! 70 milionë euro të çuara nga qeverisja e Edi Ramës! Dëmi ekonomik nga mungesa e transmetimit dhe shitjes së energjisë në Kosovës dhe tregjet rajonale vlerësohet nga ekspertët në miliona euro!”, shkruan Biberaj.
Shkrimi i plotë:
Sic e keni ndjekur nga media, disa shtylla të sistemit të transmetimit të energjisë të linjës Shqipëri Kosovë ka disa ditë që janë jashtë funksionit, duke vënë në pikëpyetje të madhe investimin prej 70 milione euro nga taksat tona, si dhe duke ndërprerë transmetimin e energjisë drejt Kosovës dhe tregjeve rajonale. Tani është koha më e mirë, që Shqipëria për arsye të shirave të sezonit të dimrit, të shesë energji në Kosovë dhe rajon, duke siguruar miliona euro për buxhetin e shtetit, ndërkohë që sot këto para për arsye të defektit nuk arkëtohen. Ky difekt nxjerr në pah edhe një problem tjetër të madh të projektit inxhinierik dhe atij të zbatimit, pasi projekte të tilla që kanë karakter strategjik, gjithmonë kanë edhe rrugë rezervë (është kusht teknik pasja e linjave buck-up ose ring) dytësore dhe tretësore, pasi në rast se të bie një linjë ke tjetrën rezervë e kështu me radhë, me qëllim që asnjëherë të mos ndërpritete energjia elektrike. Defektet në keto sisteme kanë humbje të katërfishtë:
1. Nuk shet energji edhe në kohën e pikut të prodhimit sezonal nga shirat, pra nuk arkëton miliona euro.
2. Duke mos punuar me kapacitet të plotë je i detyruar që të derdhësh ujë nga hidrocentralet për te mos rrezikuar digat, ujë që kalon në humbje pasi nuk e ke më në gjendje depozite, humbje që vlerësohet në miliona euro.
3. Duke mos prodhuar energji, nuk realizon kontratat që ke me tregjet rajonale dhe ato kanë edhe penalitete respektive.
4. Riparimi i defekteve të tilla në kushte emergjence (kur s’ke linja të tjera rezerve) kanë dhe shumë vonesa dhe kosto të jashtëzakonshme pasi bëhen në kushte emergjence.
Dhe e fundit, po jo më e parëndesishmja, kjo mund të jetë edhe një skeme e pastër vjedhje, abuzimi dhe korrupsioni, pasi duke bllokuar shitjen e enrgjisë nga tregu dhe operatorët shqiptarë, iu hap rrugë tregjeve dhe operatorëve të tjerë rajonalë, dhe dihet fare mirë se operatorët serbë janë shumë agresivë dhe prezent në tregun shqiptar, atë rajonal dhe të Europës Qendrore. Nuk ishte e rastit që ky projekt u vonua nga qeveria aktuale shumë vite, edhe tani që u realizuar përseri nuk funksionon. Ka shumë të ngjarë që kjo të jetë një ndër “xhevahiret” “perlat” e minishengenit të Edi Rames me Aleksandër Vucicin. Shqipëria vazhdon dhe humbet dhe vetëm humbet miliona dhe miliarda euro nga qeverisja e Edi Ramës, dhe cdo dite që rri në pushtet ne vetëm humbasim pa fund si komb!