Aktualitet

Berisha ik!

Shkruar nga Liberale
Berisha ik!

Nga Kreshnik Spahiu

Kur shqiptarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe e zvarritën nëpër Tiranë deri tek godina ku unë me shokët e mi ishim ngujuar në grevë urie, mendova që asnjë politikan shqiptar nuk do e kishte fundin aq të keq, por isha gabuar.

Enver Hoxha sa jetoi, mbretëroi dhe nuk e përjetoi zvarritjen nëpër rrugë.

Sali Berisha po përjeton poshtërim për së gjalli.

Populli shqiptar dje nuk votoi nga jugu në veri për të bërë mbret Edi Ramën por për të shporrur Sali Berishën nga politika.

Njeriu që krijoi grupimin e sturkturuar anti-amerkan në Shqipëri dje mori shuplakën e popullit më pro amerikan në Europë.

48 orë para zgjedhjeve, arrestimi i kandidatit grek që ai kishte vendosur në Himarë i rrëzoi të gjithë kauzën e tij sovraniste.

- Berisha kundër Amerikës hiqej si sovran,

por para Greqisë hoqi brekët.

- Kur ndërhyn qeveria amerikane thotë: armiqësore. Kur ndërhyn qeveria greke thotë: miqësore. Ambasadoren amerikane e quan lavire,

- Ambasadorin grek e quan partner demokracie, por Ambasadorin anglez e fyen diplomat orgjie, Belerin e Greqisë e bën kryetar Bashkie.

- Thotë: shpëtova Kosovën nga ndarja me Serbinë, por ndan detin dhe Himarën me Greqinë.

Vota plebishitare dje në gjithë Shqipërinë nga Tropoja dhe Shkodra deri tek Korça dhe Himara, e ndëshkuan si Avni Rustemi tradhëtinë e Toptanit.

Sot Berisha do dalë dhe do deklaroj që zgjedhjet u manipuluan ndonse ende në SPAK nuk ka asnjë kallzim penal.

Sali Berisha sot do dalë dhe do deklaroj që beteja jonë kundër SHBA sapo ka filluar por ai është pushkatuar nga populli pro amerikan.

Sali Berisha do dalë sot dhe do deklaroj që humbjen na e shkaktoi Taulanti dhe Lulzimi por shqiptarët e fundosën edhe në qytetet ku s’kishte kandidat Partia Demikratike e vulës.

Sali Berisha do dalë sot dhe do thotë Sorosi bleu votat në gjithë Shqipërinë por do bëhet qesharak kur ta dëgjojnë në Tropojë, Shkodër, Kamëz, Bathore apo Himarë të gjithë ata që e mbështetën nē çdo protestë por që ky i braktisi dhe përdori në hallin e tij personal me Amerikēn.

Sali Berisha do dalë sot dhe do deklaroj që ishte puç global dhe do vazhdojë betejën me Amerikën, Anglinë, BE dhe gjithë planetin por si ka mbetur askush. Madje as autobusi falas i Belindit nuk e mbush dot dhe do i mjaftonte një furgon me njerës sepse as familja e tij nuk do e ndjek pas në çmendurinë e tij.

Sali Berisha do dalë do thotë që Rama nuk rrëzohet me vota por me Revolucion dhe kjo është shumë e vërtet por revolucioni opozitar duhet filloj nga nesër në dyert e SHQUP të cilat ai i ka pushtuar. Opozita shqiptare duhet organizuar për ta tërhequar zvarrë nga zyra ashtu si bustin e Enver Hoxhës si njeriu që po mban peng opozitën dhe po mban Ramën në poshtet.

Prandaj largimi i Berishës si kryetar opozite është mision patriotik dhe kombëtar: Berisha ik!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH