Politikë

Beleri i drejtohet Ramës nga burgu: Nuk ka asnjë vendim gjyqësor që ndalon lejen për betimin tim

Shkruar nga Liberale
Beleri i drejtohet Ramës nga burgu: Nuk ka asnjë vendim gjyqësor

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar sërish kryeministrit Edi Rama, të cilin e bën përgjegjës për mosdhënien e një leje të veçantë për të bërë betimin.

Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën për leje për të bërë betimin. Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhem, shkruan Beleri në statusin e tij në “Facebook”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orë të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë «organe të pavarura të drejtësisë”.

Sipas tij, mos dhënia e lejes është kufizim i rëndë i të drejtave kushtetuese dhe i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Rama kur thotë se po mban qëndrim autokratik dhe antiligjor, pasi nuk pranon dot “votën” e Himarës kundër tij në 14 maj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH