Sport

Bayern merr barazimin e dytë radhazi në Bundesliga

Shkruar nga Liberale
Bayern merr barazimin e dytë radhazi në Bundesliga

Pas barazimit 3-3 në shtëpi në ndeshjen e kaluar ndaj Leipzig, Bayern Munchen ka dalë sërish me një pikë nga takimi i vlefshëm për javën e 11 të Bundesligës, përballë Union Berlin, i cili u mbyll 1-1.

Bavarezët hynin si favoritë në këtë ndeshje, por duket se lodhja tashmë ka bërë të sajën tek lojtarët, që po luajnë çdo javë nga dy takime të rëndësishme.

Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 4 të takimit me Promel, duke e kapur Bayern të papërgatitur. Djemtë e Flick u hodhën në sulm për të barazuar, por berlinezët rezistuan mjaft mirë.

Në minutën e 67 vjen barazimi me Lewandowski, por vetëm kaq. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë të re. Megjithatë Bayern ruan ende kreun e klasifikimit me 24 pikë, po aq sa Leipzig.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH