Aktualitet

Bashkitë do të paguajnë për depizitimin e mbetjeve në inceneratorin e Fierit

Shkruar nga Liberale
Bashkitë do të paguajnë për depizitimin e mbetjeve në

Pas protestave të punëtorëve të inceneratorit të Fierit, të cilët kishin 4 muaj pa u paguar, bashkitë janë vënë në lëvizje.

Mësohet nga Euronews Albania, se është arritur një marrëveshje mes bashkisë së Fierit, Lushnjës, Patosit dhe Roskovecit që të paguajnë një tarifë për mbetjet që depozitohen pranë tij.

Drejtoria e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka vendosur një tarifë 10,37 euro për ton, e cila mbulon kostot operative të depozitimit dhe kapsulimit të plehrave.

Qarku i Fierit gjeneron afërsisht 60 mijë ton mbetje në vit, dhe depozitimi i plehrave do t’u kushtojë 4 bashkive në total 620 mijë euro.

Me këto para do të paguhen pagat, shpenzimet e mjeteve që punojnë, karburanti dhe energjia me ujin.

Burimet thanë se impianti i djegies së plehrave nuk punon, dhe aktualisht në punë është vetëm landfilli.

Përpara sekuestrimit të inceneratorit, pronarët e tyre kanë lejuar bashkitë që të dërgojnë plehrat pa pagesë, ndërsa pas sekuestrimit të objektit ka pasur vështirësi financiare.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH