
Vdekja e Ilaria Maiorano , 41 vjeçe, e gjetur e pajetë në shtëpinë ne saj, mbetet një mister. Ajo jetonte atje me bashkëshortin e saj, Tarik El Ghaddassi, i cili u arrestua dhe u dërgua nën akuzën e vrasjes së rëndë me dashje. Ai, një murator maroken, i cili vuante dënimin me arrest shtëpiak, u dëgjua për mbi 10 orë nga prokurori Daniele Paci.
Ilaria u gjet e vdekur kurse dy vajzat e çiftit nuk ndodheshin në shtëpi. Policinë e lajmëroi një i afërm i gruas. Dyshimet u përqendruan menjëherë te Tariku, por ajo që ndodhi në të vërtetë ende nuk është përcaktuar: burri u tha hetuesve se Ilaria vdiq pas pasojave të një aksidenti. Ai tha fillimisht se ajo kishte rënë nga shkallët. Hetuesit po shqyrtojnë skenarë të tjerë: lëndimet e zbuluara nga mjeku ligjor Francesco Busardò nuk përputheshin me versionin e bashkëshortit. Tarik u prangos.
Ndërsa Tariku ndodhej në polici, në vilë mbërriti kryebashkiaku i Osimos, Simone Pugnaloni, i cili e njihte Ilarinë që në kohën e shkollës : «Menjëherë mendova për ëmbëlsinë dhe mirësinë e saj, por edhe për dobësinë e saj. I gjithë qyteti bashkohet me dhimbjen e familjes, Ilaria ishte një person i mirë dhe së fundmi më kishte njohur me fëmijët e saj. Le të shpresojmë që të gjitha ato që hipotezohen deri në mëngjes nuk kanë ndodhur realisht”. Familja ishte tashmë e njohur për shërbimet sociale të Osimos dhe jetonte në një shtëpi në pronësi të një instituti fetar. /Liberale.al/