Aktualitet

Basha vijon turin e takimeve me qytetarët: Të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet, më të ulëtat në Europë, shkak korrupsioni

Shkruar nga Liberale
Basha vijon turin e takimeve me qytetarët: Të ardhurat e shumicës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi sot turin e takimeve me banorët pranë shkollës Bajram Curri, në Tiranë, ku tha se qëllimi është “për të dëgjuar zërin e tyre, shqetësimet por dhe idetë që ata kanë për te dalë nga kjo situatë e vështirë ekonomike.”

“Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet, janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.”

“Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, thjesht duhet ta shndërrojmë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët,” theksoi Basha.

“Rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos të pensionistëstëve.”

“Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar. Për këtë ne kemi kërkuar që deputetët dhe qeveritarët të mos kenë asnjë imunitet për t'u hetuar nga SPAK.”

“Shumë qytetarë më kanë thënë se i kanë mirëpritur propozimet e mia që vetting-u në politikë të faktojë kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan që ta zgjedhin vetë deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë e po kështu që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli” theksoi mes të tjerash kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH