
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka konsideruar protestat e Teatrit Kombëtar si një triumf i parë i rrugës që do e shpëtojë vendin.
Basha thotë se opozita ka qëllim t’u japë fund kushteve ku padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën, varfëron dhe sipas tij shkaktar është Edi Rama.
Statusi i Bashës:
Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.
Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.
Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3180119715372521