Aktualitet

Basha: Qeveria ka shmangur dënimin e politikanëve të akuzuar

Shkruar nga Liberale
Basha: Qeveria ka shmangur dënimin e politikanëve të akuzuar

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për median irlandeze ‘The Irish Times’ thotë se shpreson që Bashkimi Evropian të nisë negociatat me Shqipërinë.

Duke numëruar problematikat që ka sot Shqipëria, Basha thotë se mbetemi vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm, me një Parlament me vende të paplotësuara, dhe me një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij”, ka thënë Basha.

Basha thotë më tej se demokratët kanë mbështetur Reformën në Drejtësi, por sipas tij qeveria ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” këtë proces.

Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar… dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”, ka thënë Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH