Aktualitet

Basha letër bankave: Mos financoni PPP-të, do t'i anulojmë

Shkruar nga Liberale
Basha letër bankave: Mos financoni PPP-të, do t'i

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u është drejtuar me një letër të gjitha bankave që operojnë në vend dhe Guvernatorit të Bankës se Shqipërisë për të shprehur shqetësimin e opozitës lidhur me përpjekjet e shumë aktorëve për pastruar shuma mëdha parash, sipas tij, nëpërmjet aktiviteteve licensuara apo kontrolluara nga sektori publik.

Basha thekson se nga aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të drogës dhe trafikimit të saj nga Shqiria, gjatë këtyre viteve të fundit, janë prodhuar miliarda euro, një pjesë e të cilavejanë përdorur për të korruptuar qeveritarë dhe punonjës publikë me qëllim pastrimin e  parave të përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike apo/dhe korrupsioni”.

Në letrën e tij, Basha vë në dukje paralajmërime të vazhdueshme të opozitës se “sektori bankar është më i ekspozuari nga bashkëpunimi mes qeveritarë vetë korruptuar me disa kompani që po përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar paratë e fituara nga aktivitetet e paligjshme”.

Duke theksuar se jo çdo biznes i angazhuar në sektorin e ndërtimit kryen aktivitet të paligjshëm, kreu i opozitës, Lulzim Basha, shprehet se disa kompani kanë marrë leje ndërtimi dhe kontrata publike nivele tilla nuk justifikohen as nga eksperiencat e tyre dhe as nga mundësitë financiare ato kanë.

Basha përmend si të tilla dy kontratat e fundit PPP për projektet rrugore Milot-Balldren dhe Orikum - Dukat.

“Të dyja kontratat publike, haptazi, cënojnë interesin publik dhe dëmtojnë mënyrë rëndë interesat financiare shtetit shqiptar, duke u siguruar përfitime padrejta zyrtarëve korruptuar dhe kompanive private”- thuhet në letrën e kreut tëopozitës për bankat e nivelit të dytë, te cilat paralajmërohen gjithashtu për rrezikun financiar nga bashkëpunimi me këto kompani, të përfshira në korrupsion me zyrtarët  publikë.

Nga vlerësimi i kapaciteteve financiare dhe teknike kompanive private, përfshira këto dy projekte, rezulton se ato nuk kanë mundësi për t’i përfunduar projektet me mjetet e tyre dhe, për pasojë, parashikohet marrja e kredive bankare. Mirëpo, këto kompani nuk kanë mundësinë reale për kthyer kredinë do kërkojnë nga ju, pas momentit anulimit financimit paligjshëm shtetëror, kanë përfituar si pasojë e veprimeve korruptive".

Duke vënë në dukje rëndësinë që ka për Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar stabiliteti i sistemit bankar, lideri i opozitës shprehet se e vlerëson të arsyeshme të informojë çdo bankë përfatin e këtyre dy projekteve korruptive. “Duke përfituar nga ky rast, ju kërkojmë zyrtarisht vlerësoni me seriozitet informacionin e përcjellë. Ne shprehim besimin e plotë ju do distancoheni dhe nuk do bëheni palë akte provojnë mbështetjen ndaj projekteve korruptive dhe cënojnë interesin publik- theksohet në letrën e Bashës, ku bankat vihen në dijeni për masat drastiketë projektit të PD për goditjen e korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave sapo të marrë votëbesimin e qytetarëve për të qeverisur vendin.

Basha shprehet se financimi i tilla projekteve, që kanë si qëllim pastrimin e parave trafiqeve dhe korrupsionit, jo vetëm s’duhet lejohet, por do përbënte dhe kriminalizimin e atij personi apo institucioni ka bashkëpunuar këtë drejtim.

“Ne presim banka juaj aplikojë procesin e “vigjilencës zgjeruar çdo transaksion ku përfshihen subjekte janë angazhuar aktivitetet e sipërcituara, veçanërisht, duke patur parasysh indiciet janë publike jo vetëm nga PD, por edhe nga raportet e institucioneve specializuara ndërkombëtare”- shkruan kryedemokrati, i cili thotë se mirëpret çdo propozim nga bankat për t’u bërë pjesë e programit për luftën ndaj pastrimit parave dhe korrupsionit.

Kreu i PD shpreh vendosmërinë e tij dhe të opozitëqë, me të njëjtën forcë goditëse ndaj fenomenit të korrupsionit e pastrimit të parave, me të njëjtën forcë e vullnet do të mbështesë këdo që beson në konkurencën dhe tregun e ndershëm.

“Ne mirëpresim çdo propozim do ndihmonte krijimin e një ambienti mirë sektorin bankar funksion kreditimit ekonomisë reale dhe jo asaj mbështetur paratë e krimit dhe korrupsionit- shprehet kreu i opozitës Lulzim Basha në letrën drejtuar bankave të nivelit të dytë në vend dhe, për dijeni, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, për te cilën beson se, si institucion rregullator duhet ketë rol aktiv garantimin e integritetit dhe reputacionit sistemit bakar, pavarësisht presioneve nga degët e tjera pushtetit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH