Autobusët e rretheve nuk do të jenë më tek stacioni pranë rrethrrotullimit në Laprakë, ose ndryshe tek Dogana dhe as në stacionin përballë Pallatit të Sportit.
Që nga sot terminali i autobusëve të Jugut dhe të Veriut do të jetë tek ‘Kthesa e Kamzës’. Mëngjesin e sotëm të gjithë autobusët e linjave të jugut dhe të veriut janë vendosur në këtë terminal të ri provizor.
Terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut./Gazeta Liebrale