Sport

“Australian Open” vetëm për të vaksinuarit, Djokovic mendon tërheqjen

               Publikuar në : 18:28 - 19/10/21 liberale

Novak Djokovic mund të humbasë një prej turneve më të rëndësishëm të tenisit, siç është “Australian Open”. Pprej vitit të ardhshëm “Grand Slam”-i i parë i sezonit që zhvillohet në Viktoria, do të jetë i hapur vetëm për tenistët e vaksinuar.

Djokovic ka zgjedhur të mos tregojë nëse është vaksinuar apo jo dhe njëkohësisht bën me dije se prezenca e tij është me të vërtet në dyshim: “E vërteta është se nuk e di në do të luaj apo jo, por kjo situatë nuk më pëlqen. Brenda dy apo tre javësh do të marrë një vendim përfundimtar. Më duket e tmerrshme që një shoqëri gjykon në bazë të një vaksine. Nuk dua të marr pjesë në një luftë të cilën po e krijon media. Prandaj, nuk dua të them as nëse jam vaksinuar apo jo edhe vetë”.

Australia është një prej vendeve me më shumë kufizime prej pandemisë në të gjithë botën. Autoritetet në Viktoria nuk duan të dinë për rëndësinë që mund të kenë mungesa të tilla, madje diçka të tillë e kanë pranuar publikisht edhe në media, ku shprehen se virusi nuk do të dijë sesa tituj ka fituar një tenist.

Novak Djokovic ka përpara turneun më të rëndësishëm të karrierës, atë të cilin në rast se do ta fitojë, do ta kthejë serbin në tenistin më të titulluar të të gjitha kohërave, duke kaluar përfundimisht dyshen Nadal-Federer, që janë ndalur në 20 tituj “Grand Slam”.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back