Aktualitet

Atentati në Milot, ndërron jetë Klisman Preçi

Shkruar nga Liberale
Atentati në Milot, ndërron jetë Klisman Preçi

Klisman Preçi, 27 vjeç ka mbërritur në spital pa shenja jete. Preçi është viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme në Milot.

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi ranë pre atentatit. Ata u nisën me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të marra, Preçi nuk ka mundur të mbijetojë.

Nuk dihet kush ishte objektivi i atentatit të sotëm. Policia ka vendosur postblloqe. Ndërkohë, në fshatin Borizanë është gjetur një mjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve.

Ndërkaq, Preçi dhe Ibrahimi janë emra të njohur për policinë. Ata kanë rënë pre e atentateve edhe në të kaluarën.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH