Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është arrestuar nga Policia e kryeqytetit pasi është përfshirë në një aksident në Farkë.
Ai u kap për drejtim mjetin ë gjendje të dehur, ndërsa aktualisht ndodhet në spital, ku edhe i është komunikuar masa e arrestit.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku i fundit ka qenë në dhjetor të vitit 2019.
Më herët, pak para orës 9 të darkës, në profilin e tij në Facebook, Aleksandër Gjoka ka postuar një foto ku pozon duke bërë ‘gëzuar’ me një pije në dorë me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.