Politikë

Arrestimi i Fredi Belerit, flet djali i tij: Duam ndihmën e Greqisë dhe Europës

Shkruar nga Liberale
Arrestimi i Fredi Belerit, flet djali i tij: Duam ndihmën e Greqisë

Djali i Fredi Belerit ka folur për mediat greke ku është shprehur se ka kontaktuar vetëm dy herë me babin e tij, në burg.

Ai ka treguar se në momentin që e vuri në dijeni se, kishte fituar zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Himarës, Beleri ishte gëzuar.

Më tej Petro Beleri tha se psikologjikisht i ati është si “shkëmb”, mirëpo ka kërkuar transferimin e tij në spital pasi ka shfaqur disa probleme të tjera shëndetësore.

“Kam kontaktuar dy herë, një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta. Psikologjikisht është gur, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare”, tha djali i Belerit.

I pyetur për të komentuar deklaratat e Ramës dhe akuzat që i janë bërë babait të tij, djali i tij tha se lidhur me këtë çështje kërkojnë ndihmën e Greqisë dhe të Europës.

“Këtu duam ndihmën e Greqisë dhe Europës. Kjo nuk është e drejtë. Avokatët na bëjnë të ditur se në shkresat e lëndës nuk ka prova për atë që e akuzojnë”, shtoi ai, duke theksuar më tej se kryeministri Edi Rama ishte angazhuar personalisht në fushatën për Bashkinë e Himarës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH