Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha ka thwnw nw rubrikën ”Opinion” në News24 kse nw seancwn gjyqwsore Prokuroria e Pwrmetit nuk paraqiti asnjw provw kundwr botuesit.
Sipas tij, Prokuroria ka keqshkruar aktet por seanca në Gjykatën e Përmetit ishte një gjysëm- fitore, por qw vendimi i marrw pwr Çilin dhe avokatin Ilir Korbi, me detyrim pwr paraqitje wshtw i papranueshwm.
”Nuk ka aspak shkelje të karakterit ligjor nga Henri Çili jo si status i njohur për publikun por për zhvillimin e karakterit të biznesit. Aq më e rëndë me juristin Ilir Korbi. E papranueshme kërkesa për rekurs për të.
Përveçse një rekursi, asgjë s’mund ti atribuohej atij. Tërësisht e palogjikshme dhe ne mbi këtë ngritëm edhe mbrojtjen. Nga pikërpamja e provave t’i atribuohet një akuzë përbën çdo shqetësim që vjen kundra nesh, por ne nuk pamë asnjë provë, asnjë transkript asnjë bisedë nuk prodhon rezultat. Është tërësisht e pamundur. Gjykata e Lartë është inekzistente. Të dyja çështjet janë në të dhe askujt nuk i intereson përshpejtimi i kësaj, por përmbysja e dënimit.
S’mund të ketë ndikim të paligjshëm tek askushi pra tek Gjykata e Lartë. Nga doli e ka për detyrë hetuesi, kanë shkruar dhe keqshkruar atë. Unë ju siguroj që nuk është paraqitur asnjë provë nga Prokuroria.
Gjysëm fitore në Gjykatën e Përmetit, me detyrim paraqitja është e papranueshme. Edhe për Ilir Korbin.
Do bëjmë ankim. Do shkojë në një vrimë të zezë përderisa aktet do të vijnë në SPAK”- tha Ardian Visha./Gazeta Liberale