Aktualitet

Edi Rama publikon pamjet pas pastrimit të zonës së “Deliorgjit” në Tiranë

Shkruar nga Liberale.al

Edi Rama publikon pamjet pas pastrimit të zonës së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke ndarë pamje nga pastrimi i hapësirave publike në zonën e Deliorgjit në Tiranë, ku janë larguar pengesa që zinin trotuaret dhe hapësirat për këmbësorët dhe bizneset.

Në reagimin e tij, Rama e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një “çlirim të madh, jo vetëm për komunitetin dhe për këmbësorët, por edhe për ata që ulen nëpër tavolina jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave”. Ai shton se ky ndryshim rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimit dhe përvojën urbane.

Kryeministri paralajmëron se ndërhyrjet do të vijojnë pa kompromis ndaj të gjitha strukturave të paligjshme që zënë hapësira publike:

“Ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin, po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, – shkruan Rama.

Aksioni është pjesë e një fushate më të gjerë për kthimin e hapësirave publike qytetarëve dhe për përmirësimin e jetës urbane në kryeqytet, duke goditur ndërtimet pa leje dhe zaptimin e paligjshëm të trotuareve dhe hapësirave të përbashkëta.

 Aksioni pritet të vijojë në zona të tjera të Tiranës dhe qytete të tjera, si pjesë e vizionit për një qytet më të pastër, të rregullt dhe funksional për të gjithë qytetarët.

Edi Rama publikon pamjet pas pastrimit të zonës së

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/731831279577823/?mibextid=wwXIfr&rdid=9f6O9nNSpQBplome

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH