Aktualitet

Tragjedi në Shëngjin/ Vdes punëtori 32-vjeçar, arrestohet përgjegjësi i firmës

Shkruar nga Liberale.al

Tragjedi në Shëngjin/ Vdes punëtori 32-vjeçar, arrestohet

Policia ka dalë me një njoftim të ri në lidhje me vdekjen e punëtorit 32-vjeçar, Zef Lorenci. Policia bën me dije se është vënë në pranga një 64-vjeçar. I arrestuari është përgjegjës i subjektit ku viktima po kryente punimet.

Ai është identifikuar si Zef Shtjefni. 32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara dje nga vendi i ngjarjes duket skena e rrethuar me shirit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 19.07.2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur në shëtitoren “ëillson”, në Shëngjin, ku gjatë punimeve në një strukturë për ngritjen e një skene humbi jetën një punëtor, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Sh., 64 vjeç, banues në Shëngjin, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se më datë 19.07.2025, rreth orës 16:30, shtetasi Z. L., 32 vjeç, punëtor në këtë subjekt, duke punuar mbi një strukturë për ngritjen e skenës,  aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash, duke marrë dëmtime të rënda trupore, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH