Aktualitet

Dimal/ Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Liberale.al

Dimal/ Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli, bashkia Dimal. Një 51-vjeçar me emrin Altin Hajdari ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një mur që po shembte në oborrin e banesës së tij.

Sipas familjarëve, muri u rrëzua papritur dhe e zuri Hajdarin poshtë. Ata e dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal Berat, por mjekët konfirmuan se ai kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte.

Trupi i viktimës është dërguar në morg për autopsi, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje aksidentale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH