Aktualitet

Zjarr në një banesë në Gjirokastër/ Shkak bombola e gazit

Shkruar nga Liberale.al

Zjarr në një banesë në Gjirokastër/ Shkak bombola e

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një banesë në lagjen “Granicë” të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës është nisur drejt vendngjarjes dhe ka ndërhyrë në kohë për të neutralizuar flakët. Sipas verifikimeve paraprake, zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti në rubinetin e bombolës së gazit që përdorej për gatim.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e zjarrfikësve bëri të mundur fikjen e zjarrit pa dëme në njerëz. Bombola u nxor menjëherë jashtë ambientit të banesës, duke shmangur rrezikun e shpërthimit apo dëmeve më të mëdha.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH