
Kryetari i grupit parlamentar për Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për debat në seancën e së enjtes ku është parashikuar votimi i ministrave të rinj, pas shkarkimit të Arben Ahmetajt.
Këtë, thotë deputeti i PD-së, e parashikon Kushtetuta, por pritet për t’u parë përgjigja e Lindita Nikollës.
Alibeaj thekson se është e qartë se kreu i qeverisë dhe marionetat me të cilat ai lëviz fijet e pushtetit i tremben debatit, përballjes me faktet dhe të vërtetën.