Aktualitet

Akuza për korrupsion e, SPAK çon në gjyq ish-kreun e Tatimeve Korçë

Shkruar nga Liberale
Akuza për korrupsion  e, SPAK çon në gjyq ish-kreun e Tatimeve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet duke dërguar në gjyq me akuzën e korrupsionit ish-drejtorin e drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshin, ish-punonjës në drejtorinë rajonale Tatimore Korçë.

SPAK deklaron se të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës.

Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës.

Në datën 04.11.2020 çështja penale në ngarkim të të pandehurve Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton SPAK.

Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi u arrestuan në 27 gusht të këtij viti pas provave që siguroi SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH