Aktualitet

Aksidenti tragjik me 21 viktima në Itali, Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh ngushëllime për jetët e humbura

Shkruar nga Liberale
Aksidenti tragjik me 21 viktima në Itali, Ministria e Jashtme e

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në aksidentin tragjik me autobus në Mestre të Venezias, mbrëmjen e djeshme në Itali.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ministria i uron shërim të shpejtë të plagosurve nga aksidenti fatal i cili iu mori jetën 21 personave.

"Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik."-thuhet në mesazhin e ministrisë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH