Aktualitet

Aksident në Shijak/ Plagosen tetë persona

Shkruar nga Liberale
Aksident në Shijak/ Plagosen tetë persona

Tetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak.

Sipas policisë, në aksident është përfshirë një “Benz”, i cili u përplas me një motomjet me rimorkio, ku ndodheshin tetë persona. Të plagosurit u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH