Një aksident ka ndodhur në rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur "kokë më kokë".
Ngjarja ka ndodhur në bypass-in e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize.
Për pasojë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.
Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve në nëntor të vitit 2021, por nuk ka mbaruar ende.