Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, ku një automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin me inicialet A. M., 33 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi me inicialet A. M. dhe pasagjerja në mjetin triçikël, shtetasja L. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin e Lushnjës.
Mësohet se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.