Kronikë

Aksident në Fier, përplasen fuqishëm dy makina

Shkruar nga Liberale
Aksident në Fier, përplasen fuqishëm dy makina

Një aksident ka ndodhur në Fier, ku si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në aksin rrugor Fier-Seman, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit me inicialet I.T., dhe F.K.

“Sot, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Fier-Seman, shtetasi I. T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. K. “Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Sipas saj, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH