Aktualitet

Aksident i rëndë në Ballsh, një i vdekur dhe një i plagosur

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Ballsh, një i vdekur dhe një i

Një person ndërroi jetë pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Ballsh.

Si pasojë e aksidentit edhe një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.

Viktima është shoferi dhe i plagosuri pasagjeri. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë Qemal Kamberaj si edhe është dëmtuar Asllan Kajo 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH