Kronikë

Aksident i çuditshëm në Fier / Shoferi përfundon bashkë me makinën në...varreza

Shkruar nga Liberale
Aksident i çuditshëm në Fier / Shoferi përfundon

Një aksident i pazakontë ndodhi në Fier paraditen e së premtes.

Një makinë tip Volkswaggen përfundoi në varrezat e qytetit. Rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar. Paraprakisht dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë pjesë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe më pas makina ka përfunduar te varrezat e qytetit. Siç shihet në këto pamje, nga aksidenti veç automjetit janë dëmtuar edhe disa varre.

Policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH