Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, më 17 maj 2025, rreth orës 19:15, pranë shkollës “Ismail Qemali” në bulevardin “Zhan D’ark”, Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues shtetasin L. M. i ka prerë rrugën një motoçiklete, duke shkaktuar një përplasje të fortë. Në motoçikletë ndodheshin dy persona: drejtuesi J. I. dhe pasagjeri A. M.
Të dy janë dëmtuar si pasojë e përplasjes dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre raportohet e rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.