Nga sot i gjithë vendi do t’i nënshtrohet një regjimi të ri lëvizjeje, e cila do të jetë në fuqi për tre javë.
Autoritete shpresojnë që kufizimet e lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve pas orës 22.00 deri ne 06.00 të ketë efekte në pakësimin e rasteve, të cilat janë ngritur ndjeshëm këto 10 ditë.
Arsyet e rritjes së rasteve të reja kanë të bëjnë me disa faktorë, mes të cilëve janë rritja e tamponëve, ftohja e motit dhe hapja e bareve dhe restoranteve në ambientet e brendshme.
Por a do të ketë efekt ora e re policore apo kufizimet e propozuara nga komiteti i ekspertëve dhe i miratuar nga qeveria?
Këto dhe shumë të tjera do t'i gjeni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale