Aktualitet

7 humbje jete dhe ulje e rasteve të reja

Shkruar nga Liberale
7 humbje jete dhe ulje e rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronvirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të funit, janë kryer 1930 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 197 qytetarë.

Janë 7,717 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.

Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 nëntor 2021)

Raste të reja ditore 197

Të shëruar në 24 orë 229

Të shtruar në spitale 166

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1930

Testime totale 1,308,267

Raste pozitive 185,497

Raste të shëruara 174,849

Raste Aktive 7,717

Humbje jete 2,931

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3945

Fier 858

Durrës 565

Shkodër 492

Elbasan 361

Vlorë 359

Gjirokastër 293

Berat 258

Lezhë 199

Korçë 193

Kukës 119

Dibër 75.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH