Aktori shqiptar, i rritur në Greqi, Nikos Gelia ka rrëfyer largimin e tij nga vendlindja në moshën 6-vjeçare. I njohur në vendin fqinj për rolin e “Saranto” në serialin “Trëndafili i Zi”, ai ka treguar se iu desh një kohë e gjatë pritjeje, plot 26 vite për të marrë identitetin grek.
Siç tha ai në emisionin “Studio 4” të ERT-së: "Më deshën 26 vjet për të marrë kartën time greke. Është një histori që tërheq shumë fëmijë emigrantë. Është një proces shumë i gjatë me shumë pritje, shumë takime dhe shumë shkresa. Është e çuditshme sepse une jam në ballkon duke pirë duhan dhe vjen një zotëri dhe mendova se ishte korrier me pyeti nëse mund të kishte pasaportën time ndërkohë nuk e gjeta por diplomën e kisha. Ka bërë identifikimin dhe më thotë "hajde merre". Pasaporta ime ka qenë shqiptare, për mua do të thotë shumë që e kam marrë".
Duke përshkruar historinë e tij dhe se si shkoi erdhi nga Shqipëria në Greqi, Nikos Gelia tha: "Në Athinë erdha vetëm nga Tirana me taksi. Prindërit kishin ardhur këtu një vit më parë, unë rrija te gjyshet - tezet. Kujtoj kryesisht frikën që kisha në kufi, sepse më thanë se mund të më ndalonin dhe të më kthenin në kufi. Mbaj mend që kur po i afrohesha kufirit zemra me ishte ngushtuar. Ishte e vështirë. Nuk kishim as celular asokohe. E dija në zemër që do t'i shihja përsëri prindërit e mi, por nuk e dija kur. Kur arrita te 'Bajroni' ishte natë, ishte errësirë, dal nga taksia, eci dhe shoh dy këmbë të njohura, ishin të babait tim, vrapova drejt tij duke qarë, duke u përqafuar."
Aktori i ri foli për qëndrimet raciste që ai dhe prindërit e tij u përballën në Greqi për shkak të origjinës së tyre, duke përshkruar një incident ku një oficer policie bëri nënën e tij të qajë kur ai e tallte atë gjatë një kontrolli, duke i thënë se do e kthenin në Shqipëri.
"Prinderit e mi kanë kaluar më keq se unë. Ata janë më të rritur, kanë pasur probleme edhe me gjuhën. Ka pasur një skene ku ishim në Omonia dhe një polic tallte nënën time. I kërkuan t'i shihnin letrat dhe pastaj i thanë "fëmija do të rrijë këtu". Mami filloi të qante. Ai bënte shaka, shaka. Ajo qante dhe thoshte "do më kthejnë dhe fëmija do të rrijë vetëm këtu në shesh”, tregoi aktori.
Ai përmendi edhe një incident me mësuesin e tij në shkollë. “Kishim një mësim historie, unë isha në shkollën fillore, askush nuk dinte ta thoshte mësimin dhe ngrita dorën që e dija, “Askush nuk e di”, thotë mësuesi, “Unë do ta them", unë iu përgjigja. "Më falni por po ngre dorën”, ndërsa a“je shqiptar, nuk ke të drejtë të flasësh për historinë greke”, u zhgënjeva”./Liberale.al