Aktualitet

“58% e peshës së rritjes së çmimeve vijnë nga shkaqe të brendshme", Tabaku: Për kë shkojnë paratë e shqiptarëve? Jo për qytetarët...”

Shkruar nga Liberale
“58% e peshës së rritjes së çmimeve vijnë nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se prej mbi një viti, shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre inflacionin socialist të prodhuar më së shumti nga politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë.

“58% e peshës së çmimeve të rritura vijnë nga shkaqet e brendshme. Pjesa tjetër është e importuar”, shprehet në reagimin e saj, Tabaku.

Në një reagim përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shtoi se është koha koha që të ndryshojmë filozofinë e lëmoshës të qeverisë socialiste për të ofruar filozofinë e sipërmarrjes dhe tregut të lirë.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Për kë shkojnë paratë e shqiptarëve? Jo për qytetarët...

Një qeveri e papërgjegjshme që nuk punon për shqiptarët kujtohet në fund për t’i shpërndarë disa thërrime që mbeten nga buxheti.

Prej 1 mbi një viti, shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre inflacionin socialist të prodhuar më së shumti nga politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë.

58% e peshës së çmimeve të rritura vijnë nga shkaqet e brendshme. Pjesa tjetër është e importuar.

Në fillim krizën e inflacioneve qeveria e mohoi, nisi ta pohonte vetëm kur u duk ashiqare se çfarë kishte ndodhur.

Shifrat tregojnë se inflacioni bazë, praktikisht le ta quajmë inflacion që godet më shumë në xhepa, është 8.42% dhe kjo do të thotë që rritja e çmimeve për produkte të rëndësishme është më e lartë dhe se vendet e bashkimit Europian.

Një qeveri e përgjegjshme do duhej të kishte një paketë të konsoliduar ndihme për qytetarët, sipërmarrjet dhe jo vetëm. Por kjo qeveri nuk është as e përgjegjshme dhe as punon për qytetarët.

Nuk ka asnjë plan për subvencionimin e sipërmarrjeve. Asnjë plan për ndihmën në sektor jetikë si ai i energjisë deh diversifikimit. Nuk ka asnjë plan për ndihmën konkrete ndaj bizneseve të vogla.

Për të mbuluar gjithë sa më sipër angazhohet në shpërndarje lëmoshe ndërsa reformat e saj ekonomike kanë dështuar.

Koha është që të ndryshojmë filozofinë e lëmoshës të qeverisë socialiste për të ofruar filozofinë e sipërmarrjes dhe tregut të lirë.

Koha është të ndryshojmë filozofinë e inflacionit socialist, taksave progresive për të ofruar filozofinë e taksës së sheshtë dhe fiskut me në qendër qytetarin.

/Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH