Marrë nga gazeta "Koha Jonë" e datës 10 prill 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku
A duhet të ndërrojmë Shqiponjën e flamurit?
Velo: Kemi një shqiponjë bizantine. Nga mjeshtrit popullore mund të merrnin modelin e ardhshëm
Po bëhemi me kushtetutë. E ndërsa të gjithë rendin pas 0 ligjeve të saj, që herë-herë do bëhen sipas modeleve franceze, angleze apo amerikane, duket si e lënë në harresë, paraqitja simbolike e Shqipërisë, në Europën e ardhshme. Simbolet tona, padyshim që nuk duhet t'i ngjajnë, veçse atyre që kanë burimin shqiptar. Flamuri, shenja e identitetit të një kombi, ka shqetësuar njerëzit e kulturës dhe artit shqiptar, shqetësim, që përveçse me paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë ,ka të bëjë edhe me ruajtjen e traditës dhe kombëtares. Kemi por si një shqiponjë bizantine në flamur, si edhe disa variante moderne dhe krejtësisht shqiptare të bëra nga mjeshtrit popullorë. A duhet ta ndërrojmë shqiponjën, dhe nëse po cili do r kur ishte modeli më i përshtatshëm. Artisti Maks Velo i është përgjigjur pikërisht këtyre dy pyetjeve.
Mendoj se ka ardhur koha, të ideojmë dhe realizojmë disa ndryshime thelbësore në tërë sistemin e simboleve tona ko- mbëtare dhe sidomos në flamurin dhe hymnin tonë kombëtar. Ka disa arsye shumë të rëndësishme, që tani po na dalin përpara.
Bërja e një kushtetute të re. Afrimi i mijëvjeçarit të ri, ku ne si komb duhet të tregojmë se po lëmë prapa, bashkë me veprimet dhe zgjidhjet shpesh shumë të ashpra, dhe trashëgiminë e një shoqërie primitive.
Vlerat dhe ngarkesat pozitive duhet të mbeten dhe të ruhen nga ne, por kjo më tepër në sferën emotive dhe estetike; sesa si zgjidhje, që shpesh u ofrojmë problemeve tona.
Ndryshimet e rëndësishme e thelbësore kanë përfshirë tërë Europën, e cila po tregon me këtë rast tërë pjekurinë e saj prej një zonje të vjetër, që di të lërë mënjanë nostalgjitë e rinisë.
Gjatë një periudhe 40 vjeçare jam marrë me grumbullimin, analizën, dhe studimin e formës së shqiponjës në krijimtarinë popullore. Çuditërisht krijimtaria popullore në krahasim me krijimtarinë e kultivuar ka qenë shumë më e vëmendshme dhe prodhimtare për këtë motiv primar.
Simboli ynë më i rëndësishëm GRAFIK, që na ka shoqëruar gjatë shekujve është SHQIPONJA. Por për hir të së vërtetës duhet thënë se ky simbol tek ne është identik me simbolet bizantine, imperiale ruse dhe gjermanike. Kështu duhet gjetur mënyra për ta zëvendësuar me një logos të ri. Duke bërë një përmbledhje thuajse globale të tendencave në brendësi të krijimtarisë popullore për këtë subjekt do të thoja se ka dy degëzime stilistike. Degëzimi i parë (Figura 1-10),i qëndron gati besnik imazhit të figurës së Shqiponjës dykrenare ashtu, si ka ardhur nga shekulli i 15-të, me vulën e Skënderbeut. Degëzimi i dytë (Figura 11-20), me guxim të veçantë artistik bën kërkime të reja me rezultate vërtetë befasuese. Në këto ekzemplarë shohim thjeshtëzime dhe stili- zime të formës drejt një moderniteti organik dhe të vërtetë. Këtu nuk është rasti të bëj tërë përshkrimin e objekteve ku i kam gjetur këto simbole, as të përshkruaj materialet dhe teknikat, por doja thjesht të parashtroja këtë sugjerim:
A duhet të ndërrojmë formën e Shqiponjës dykrenare në fushën e flamurit apo jo? Në qoftë se po, a mund të pranojmë një nga skemat figurative, që kanë bërë mjeshtrit popullorë anon- imë të cilët me guximin, mençurinë dhe thjeshtësinë e tyre na kanë sugjeruar, madje na kanë dhënë të gatshme këto figura vërtetë të përkryera?
Unë do të isha që në flamurin e Shtetit Shqiptar të mijëvjeçarit të tretë, të Sh- tetit Shqiptar, që do të hyjë në Europën e bashkuar, të ishte Shqiponja e figurës 16.
MAKS VELO