Globi

Ushtria izraelite godet me artileri disa zona në Liban

Shkruar nga Liberale
Ushtria izraelite godet me artileri disa zona në Liban

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur me artileri disa zona në Liban. Ushtria izraelite në një deklaratë theksoi se në rajonet e saj veriore ishin aktivizuar sirenat për shkak të raketave të lëshuara nga Libani. Në ato sulme me raketa nuk ka patur të plagosur ndërsa një zjarr ka rënë në zonën afër kufirit.

Gjithashtu raportohet se njësitë e artilerisë së ushtrisë izraelite kanë goditur shumë zona në Liban mëngjesin e sotëm. Ushtria izraelite shënjestroi zonat nga të cilat u hodhën raketa ndaj Izraelit.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufi, që nga 8 tetori, janë vrarë 76 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë. Tensionet janë përshkallëzuar përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit dhe herë pas here ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH