All - Scripts - 4
Aktualitet

1.2 mln lekë për të sëmurët me Covid/ Ekonomi: Fondi për vitin 2021

Shkruar nga Liberale
1.2 mln lekë për të sëmurët me Covid/ Ekonomi: Fondi

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi sqaroi se fondi prej 1.2 miliardë lekësh për të rimbursuar kurimin e të sëmurëve me Covid, parashikohet vetem për të sëmurët që infektohen nga janari i vitit 2021 deri në 31 dhjetor.

Në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ekonomi tha se fondi për blerjen e vaksinës do të jetë më vete.

“Ky fond ka të bëjë me datën 1 janar 2021 deri në 31 dhjetor 2021. Për këtë vit, qeveria po shikon angazhimin e burimeve të tjera që janë të lidhura me buxhetin e vitit 2020. Skema e rimbursimit është një skemë që aktualisht ekziston. Shkon nëpërmjet fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ky fond ka detyrën për të paguar barnat e rimbursueshme. Në këtë rast, skema do të jetë njësoj, do të kalojë nëpërmjet fondit. Numri përllogaritet mbi bazën e shifrave që kanë ardhur dhe në përllogaritjet që ka Shqipëria për të përballuar me faza pandeminë. Ne kemi dhënë një kontribut për marrjen e vaksinës dhe ka një përllogaritje se si do të shpëndahet kjo. Skema e rimbusimit është një skemë që aktualisht ekziston. Shkon nëpërmjet fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Ky fond ka detyrën për të paguar barnat e rimbursueshme. Në këtë rast, skema do të jetë njësoj, do të kalojë nëpërmjet fondit. Ky është fondi vetëm për barnat e rimbursueshme. Vaksina ka një fond më vete. Vaksina paguhet me dy tranzhe. Në tranzhin e vitit 2020, dhe 2021 që është pagesa tjetër. Kjo shtesë është shtesë e re në buxhetin e shtetit. Vijnë së bashku me shtesën për fondin e pagave dhe ndihmën ekonomike dhe pagesën e papunësise. Po kërkohet që ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë të jenë të dyfishuara në vlerë", tha Ekonomi.

 

 

Liberale Newsroom

All - General - 1
Poll
All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 6
All - General - 7
SHQIPENGLISH