Aktualitet

Zjarr në Lushnje, përfshihet nga flakët një kodër me ullishte

Shkruar nga Liberale
Zjarr në Lushnje, përfshihet nga flakët një kodër me

Një zjarr raportohet të ketë rënë pasditen e sotme në Lushnje.

Mësohet se një kodër me ullishte dhe me shkurre është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se zjarri ka nisur rreth orës 18:00 ndërsa deri më tani janë djegur mbi dy hektarë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës, forcat e rendit si edhe banore e punonjës të bashkisë. Por për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësja e ka pamundur të ndërhyjë. Nga flakët gjithashtu raportohet se rrezikonin edhe banesa.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH