Aktualitet

Zhduket avioni me pasagjerë në Kroaci, ishte nisur drejt Gjermanisë

Shkruar nga Liberale
Zhduket avioni me pasagjerë në Kroaci, ishte nisur drejt

Një avion privat me katër pasagjerë në bord është zhdukur këtë të diel në Kroaci, pak pasi u ngrit për fluturim drejt Gjermanisë. Aeroplani humbi kontaktet me kullën e vrojtimit në veri të Rakovicës.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Mbrojtjes në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë.

“Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter. Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH