Aktualitet

"Zgjedhorja"/ Kryemadhi: Duhet implementuar pa humbur kohë

Shkruar nga Liberale
"Zgjedhorja"/ Kryemadhi: Duhet implementuar pa humbur kohë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pasi palët në Këshillin Politik arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Me një shënim në facebook, Kryemadhi thotë se kjo reformë duhet implementuar pa humbur kohë, ndërsa shton se “pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci”.

Postimi i plotë:

Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.

Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH