Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 10:00 kanë marrë pjesë 15.72% e votuesve.
Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 268 qendra votimi nga 5199 që janë në total. E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 28,403 zgjedhës nga 180,646 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së.
Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 17.24%