"News 24" raporton se, Aleksandër Sadikaj, 27 vjeçari i cili humbi jetën pas shpërthimit që ndodhi në afërsi të TEG-ut.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Sadikaj është nga qyteti i Beratit dhe ka qenë më parë i proceduar për tentativë vrasje.
Gjithashtu mësohet se, automjeti me të cilin viktima udhëtonte, është i regjistruar në një tjetër emër.
“Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, njoftoi policia më herët.