Mëngjesin e sotëm ndodhi një ngjarje e rëndë në Kavajë, ku një person humbi jetën ndërsa një tjetër u plagos.
Ndërkohë janë zbardhur dhe emrat e të dyve. Mësohet se viktima është shtetasi Dritan Haxholli, partner i gruas së re e cila ishte shkaku i konfliktit. Ndërsa polici i plagosur është Bledar Toci.
Mësohet se Haxholli sa ka hyrë në banesën e ish-të dashurës ka qëlluar me armë, duke plagosur policin e burgjeve Bledar Toci, dhe ky i fundit për t’u vetëmbrojtur ka qëlluar mbi të duke i marrë jetën. /Gazeta Liberale