Showbiz

Zbërthehet aktori i "Friends": Lidhja me Cameron Diaz përfundoi me një shuplakë

Shkruar nga Liberale

Të shumta dhe të paprecedentë janë zbulimet për jetën e Matthew Perry përmes kujtimeve të tij. Libri i titulluar “Miqtë, të dashuruarit dhe gjëja e madhe e tmerrshme”, nxjerr në sipërfaqe histori të panjohura nga “Friends”, periudha e errët kur ai po luftonte me varësinë nga droga, por edhe takimet me femra të botës artistike.

Një nga femrat me të cilat ka flirtuar është Cameron Diaz, teksa zbulon dhe i befason të gjithë. Sipas raporteve të huaja, të dy u takuan në vitin 2007, menjëherë pas ndarjes së saj nga Justin Timberlake.

Megjithatë, lidhja nuk përfundoi mirë. Që në fillim aktorja "ishte si një shkëmb dhe dukej se nuk i interesonte fare". Ai tha se përveç akullores me Diazin, ka përfunduar edhe “duke ngrënë” një shuplakë në fytyrë.

Më konkretisht, Perry i tha asaj "diçka të mprehtë" ndërsa ata po luanin Pictionary (një lojë tavoline) dhe se ajo "aksidentalisht" e goditi atë në fytyrë. "Po tallesh me mua;" kujtohet se i është përgjigjur pas ngjarjes.

Ndër historitë e tjera të patreguara që ai rrëfen në librin e tij, i cili do të publikohet më 1 nëntor, Perry kujton goditjen me grusht ndaj kryeministrit kanadez Justin Trudeau kur ata ishin fëmijë. Veprat e tij të këqija përfshinin puthjen e Valerie Bertinellit në vitin 1990, ndërsa burri i saj, Eddie Van Halen, ishte duke fjetur aty pranë.

Ndarja me Julia Roberts

Julia Roberts dhe Matthew Perry filluan të takoheshin pas episodit të "Friends" në të cilin aktori luajti dhe Julia Roberts u shfaq si mysafire.

“Dalja me të ishte ende e mirë për mua. Isha vazhdimisht i sigurt se ajo do të më linte”, shkruan sot aktori 53-vjeçar dhe më poshtë përmend se “e ndjente se ishte shumë i vogël për të”.

Ai madje shtoi se ndjente se ylli i "Pretty Woman" do të ishte në vëmendje të publikut sepse ajo po dilte me të. “Nuk nuk mund të mjaftoja kurrë. Unë vazhdimisht isha i “thyer”. Kështu që në vend që të merresha me të dhe të mos e humbja, u ndava me bukuroshen, magjepsësen, Julia Roberts”, rrëfen ai.

Madje ai e përshkroi aktoren kur i tha të ndahej. “Nuk do ta harroj kurrë atë pamje konfuzioni në fytyrën e saj”, thotë ai.

Megjithatë, disa vite më vonë, në 2002, Roberts u martua me Danny Moder. Të dy kanë mbetur miq dhe kanë marrëdhënie të mira edhe sot e kësaj dite./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH