Aktualitet

Zbardhet vdekja aksidentale e punëtorit indian në Elbasan, 3 të arrestuar

Shkruar nga Liberale
Zbardhet vdekja aksidentale e punëtorit indian në Elbasan, 3 të

Tre persona janë arrestuar nga policia, pas vdekjes së 45-vjeçarit indian në fabrikën e riciklimit të aluminit të Elbasan mëngjesin e së premtes (18 Gusht).

Raportohet se viktima është goditur aksidentalisht me mjetin e punës (pirun) nga një bashkatdhetar i tij, 46-vjeçari me iniciale K. B.

Në pranga kanë përfunduar përgjegjësi teknik Andi Bajrami dhe inxhinieri përgjegjës, indiani Aaditya Ras.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45-vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

-K. B., 46-vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

-A. R., 29-vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

A. B., 31-vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

I. L., 52-vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34-vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH