Familja e Ervis Martinajt njofton se, prej disa ditësh ka humbur kontaktet me të.
Kallëzimi në polici është bërë ditën e djeshme nga xhaxhai i tij, Faik Martinaj.
"Xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare", raportoi gazetarja Klodiana Lala për News 24.
Martinaj është në kërkim, pasi sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.
Kallëzimi vjen pak kohë pas masakrës te mbikalimi i Fushës-Krujës, ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj dhe dy të tjerë.