Aktualitet

Vrau policin dhe djalin e tij 8-vjeçar, policia nxjerr foton e...

Shkruar nga Liberale
Vrau policin dhe djalin e tij 8-vjeçar, policia nxjerr foton e...

Policia e shtetit ka publikuar një listë me 50 personat më të kërkuar në Shqipëri, disa prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Një prej tyre është edhe Engjëll Brahimi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Fier, në vitin 2000.

Ngjarja

Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Vrasje me paramendim, për hakmarrje"./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH