Aktualitet

Vrasja në Durrës, policia jep detaje: Ja si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Durrës, policia jep detaje: Ja si ndodhi ngjarja

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për ngjarjen kriminale të ndodhur sot në qytetin bregdetar, ku burri vrau bashkëshorten e tij.

"Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH