Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër u nda nga jeta më datë 29 mars, ndërkohë që kishte nisur edhe fushata elektorale për zgjedhejt e 25 prillit. Pasi 'luftoi' për rreth një muaj me sëmundjen, ai humbi betejën me Covid-19
Fino ishte gjithashtu kandidat për deputet, teksa gjendej i renditur i katërti në listën e PS për Qarkun e Fierit.
Por pavarësisht vdekjes së tij, ka pasur qytetarë që e kanë votuar. Nga numërimi i deritanishëm i votave për Qarkun e Fierit, Fino figuron me 166 vota./Gazeta Liberale
[caption id="attachment_1195756" align="alignnone" width="754"] Pjesë e listës së kandidatëve të 4 partive, renditur sipas votave që kanë marrë në Fier[/caption]