Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi denoncon se teza e provimit të matematikës të Maturës Shtetore është zbuluar para se të niste provimi ditën e sotme.
Teksa publikon gjithë tezën në “Facebook”, Vokshi shkruan se ministrja Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, pasi sipas saj, tha se “testi i matematikës është hermetik, se janë marre masa të mos dalë”.
Postimi i Vokshit:
Albana Vokshi: Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori?
U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.
Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.
Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë show me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!
Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.
Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10158567359874429&id=559294428